Nis me tone të ashpra dhe dhunë seanca në Kuvend, deputetët e opozitës “pushtojnë” foltoren, ndërpriten punimet e Parlamentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend ka nisur me përplasje mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por deputetët kanë refuzuar kategorikisht duke mbajtur qëndrimin e tyre.

Deputetët e opozitës kërkuan fjalën për procedurë, ndërsa kryeparlamentarja vijoi me leximin e rendit të ditës. Pas kësaj deputetët e opozitës i janë afruar foltores së Kuvendit, gjë që ka sjellë dhe vendosjen e punonjësve të gardës përreth dhe duke irrituar përfaqësuesit opozitarë.

Seanca është ndërprerë për disa minuta pas tensioneve të krijuara mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, teksa nuk munguan as përplasjet fizike mes palëve.

Kujtojmë se kjo seancë mbahet ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale të seancës, e cila u shty.

Share This Article