Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga ora 03:50 pas mesnate, të gjithë besimtarët myslimanë fillojnë Muajin e shenjtë të Ramazanit. Besimtarët do të agjërojnë për 30 ditë me radhë. Agjërimi është obligim fetar për çdo besimtar/e mysliman/e në moshë madhore dhe në gjendje të qëndrueshëm psiko-fizike.

Agjërimi nuk është i domosdoshëm për personat e shtyrë në moshë dhe të sëmurët. Disa kategori të njerëzve nuk e kanë të lejuar të agjërojnë. Mes tyre janë personat më sëmundje të përhershme, atyre të cilëve nga agjërimi u kanoset rreziku për dëmtim të ndonjë organi, pastaj gratë shtatzëna, personat me probleme psikike si dhe udhëtarët të cilët gjatë muajit të Ramazanit janë të detyruar të udhëtojnë më shumë se 81 kilometra.

Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit nisi më ndryshe për besimtarët myslimanë, ku si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19, janë pezulluar faljet e namazeve me xhematë. Për shkak të pandemisë, besimtarët ritet fetare do t’i kryejnë në shtëpi.

Muaji i Ramazanit ka shumë vlera të mëdha që dallon nga muajt e tjerë, një prej tyre dhe më i rëndësishëm është se po në këtë muaj të shenjtë filloi zbritja e librit hyjnor, Kuranit. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundoj me 24 maj me kremtimin e Fitër Bajramit.

Share This Article