Prej ditës së djeshme rreth 30 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada do të enë mundësi për rinovim dokumentash në konsullatën shqiptare në Otawa. Lajmin e ka bërë të ditur ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila shkruan se tashmë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.
Më përpara për të aplikuar për rinovim dokumentash shqiptarët me banim në Kanada udhëtonin drejt zyrës konsullore në New York.
Postimi i MEPJ:
Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada.
Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.
I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.