Ka nisur puna për rikonstruktimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, pasi izolimi i Francës gjatë pandemisë nuk ka lejuar punëtorëet të shkojnë në punë.
Kujtojmë që prillin e kaluar një zjarr përfshiu çatinë e ndërtesës ikonike mesjetare. Presidenti Emmanuel Macron më vonë u zotua se për 5 vite do të përfundonte rikonstruktimi i Notre-Dame.
Fillimi i punës ishte planifikuar me datë 23 mars, por pandemia globale e Covid-19 detyroi zyrtarët francezë ta shtynin datën. Por të hënën, punëtorët u kthyen në vendin e ndërtimit, duke respektuar rregullat e reja të distancimit shoqëror.