Nis raund i ri negociatave tregtare midis Kinës dhe SHBA-së në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sot një raund të ri bisedimesh për tarifat në Londër, raporton agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

“Zëvendëskryeministri He Lifeng (…) mbajti takimin e parë mbi mekanizmin e konsultimeve tregtare me palën amerikane në Londër “, raporton agjencia.

Pala amerikane përfaqësohet nga Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant, Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, James Greer.

Bisedimet e reja midis dy palëve u njoftuan javën e kaluar pas një telefonate midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, që duket se lehtësoi tensionet që u përshkallëzuan muajin e kaluar.

Në maj, të dyja palët ranë dakord të ulnin në mënyrë drastike tarifat e njëra-tjetrës për një periudhë fillestare 90-ditore. Situata ishte optimiste.

Megjithatë, situata u përkeqësua shpejt për shkak të dy pikave kryesore të mosmarrëveshjes: kontrollit të Kinës mbi të ashtuquajturat minerale të rralla të tokës dhe aksesit të saj në teknologjinë gjysmëpërçuese me origjinë nga Shtetet e Bashkuara.

Share This Article