ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 4 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 6 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 7 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 7 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Nis rehabilitimi i kanalit ujitës Peqin-Kavajë, Veliaj: Investim jetik për zonën, Shqipëria ka bërë kthesë të jashtëzakonshme për turizmin dhe bujqësinë

albnews by albnews
17 January, 2024
in Albania
0
Nis rehabilitimi i kanalit ujitës Peqin-Kavajë, Veliaj: Investim jetik për zonën, Shqipëria ka bërë kthesë të jashtëzakonshme për turizmin dhe bujqësinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fermerët e bashkive Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, këtë verë nuk do të kenë më shqetësim ujitjen e tokave të tyre bujqësore.

Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me njësitë vendore, ka nisur nga puna për rehabilitimin e kanalit ujitës Peqin-Kavajë, një ndër veprat më të rëndësishme hidroteknike, në shërbim të ujitjes, i ndërtuar kryesisht në periudhën 1952-1965, me një gjatësi rreth 40 km.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

Punimet për këtë vepër u inspektuan nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla dhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj. Veliaj e cilësoi jetik një investim të tillë, që do të ndikojë në rritjen e prodhimeve bujqësore dhe me impakt të drejtpërdrejtë në turizëm.

“Nën drejtimin e Kryeministrit Rama, Shqipëria ka bërë një kthesë të jashtëzakonshme kur vjen puna për turizmin dhe bujqësinë. Në qoftë se më përpara i kishim njëshifrore arritjet në këto fusha, sot i kemi dyshifrore. Lumi Shkumbin i jep jetë gjithë zonës së Shqipërisë së Mesme. Mund të kemi disa kohë me shi të jashtëzakonshëm, dhe ndërkohë mund të kemi kohë të tjera ku nuk bie pikë shiu, dhe për këtë arsye, këto kanale janë jetike. Këto janë venat dhe arteriet tona. Në qoftë se kolesteroli bllokon venat e njeriut, plehrat që hedhim bllokojnë venat e një komuniteti të tërë. Këto janë venat më të cilat ushqehet ‘trupi’ i bujqësisë sonë. Prandaj, kjo që po bëjmë këtu është vërtet një operacion. Por, nëse komuniteti hedh prapë bagëti të ngordhura, plehra nga dritarja, atëherë do të thotë se kemi ndryshuar infrastrukturën, por nuk kemi ndryshuar kulturën. Në qoftë se ministria ka për detyrë të zhbllokojë 40 mijë kilometra kanale, ne kemi detyrë të zhbllokojmë 4 centimetra; duhet të kuptojmë se me këtë punë jetojnë shumë njerëz, ushqehet një Shqipëri e tërë, ushqehen turistë, çojmë për eksport, prodhojmë financa, rritet vlera e pronës”, deklaroi ai.

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës u shpreh se do të ndërmerret edhe një fushatë ndërgjegjësimi nëpër shkolla dhe komunitet për ruajtjen e këtyre investimeve.

“Kur ecën bashkë infrastruktura dhe kultura, vërtet kemi bërë një vepër që do ngelet. Po të kemi mentalitet fitues dhe mentalitet pastërtor për këtë akt patriotik, që është bujqësia dhe turizmi, atëherë dashurinë për atdheun duhet ta shpjegojmë kështu: atdheu është ky investim, sepse me këtë pjesë të atdheut lulëzon mirëqenia e gjithë Shqipërisë së Mesme”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj tha se ky kanal shërben për ujitjen e rreth 8,000 ha tokë bujqësore në bashkitë Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë.

“Me këtë investim përfundojmë jo vetëm një objektiv të qeverisë për të ndihmuar sistemin, por mbi të gjitha ruajmë 8 mijë hektarë në 3 bashki dhe kjo është ajo që vlen. Bashkëpunimi me pushtetin vendor është absolut. Edhe ne këtë bashkëpunim e shikojmë edhe në këto pjesët e tjera të vogla, që ndoshta në pamje të parë janë ndërhyrje të vogla në kanalet bujqësore, por pa e koordinuar punën sëbashku, pushtet qendror-pushtet vendor, ne nuk ia dalim dot që të përfundojmë një vepër për të gjithë përfituesit që janë pronarët e tokës”, tha Denaj.

Deputeti i PS, Etjen Xhafaj u shpreh se ky investim përmbush një kërkesë të banorëve të këtyre zonave. “Është një kanal, i cili e sjell ujin nga Çengela e Peqinit deri në zonën e Syneit. Ka qenë e domosdoshme të bëhej kjo ndërhyrje, e cila prek të gjithë banorët e kësaj zone, duke filluar nga zona e Sinaballit në Rrogozhinë, në Lekaj dhe Gosë dhe Sigurisht, synimi ynë është të vazhdojmë me riparimet, për të kaluar pastaj në sjelljen e ujit në zonën e Luzit të vogël dhe Syneit të Kavajës, e cila në fakt e kompleton këtë vepër që ka shumë dekada që është kështu. Në një farë mënyrë e kthen në efiçencë të plotë tokën”, deklaroi Xhafaj.

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes pushtetit vendor dhe atij qëndror për të çuar përpara projekte të tilla në dobi të komunitetit. Ky kanal është i rëndësishëm për bujqësinë, pasi shërben si burim ujor për funizimin me ujë për ujitje të rrjetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result