Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po bën paraqitjen e parë në Hagë.
Ka nisur seanca e parë dëgjimore ndaj Presidentit Hashim Thaçi në Tribunalin Special.
Seanca transmetohet live në faqen e Gazetës Express dhe në Televizionin 7. Po ashtu, seanca transmetohet edhe në dy faqet në Facebook.
Ish-Presidenti Thaci akuzohet për krime të luftës bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit menjëherë pasi i është konfirmuar aktakuza.