Connect with us

Albania

Nis skadimi i afatit, KQZ merr në dorëzim 13 mijë fletë votimi të diasporës, në 24 orë

Published

on

Kutive të KQZ iu shtuan edhe 13 mijë zarfe me fletë votimi në 24 orët e fundit, të mbërritura nga shqiptarët e diasporës. Operatori postar zbriti avionin në Rinas për të sjellë vullnetin politik të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët ishin regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Numri total i fletëve të mbërritura në KQZ shkon në rreth 157 mijë, ku nga dërgesa e fundit, pjesa më e madhe e tyre janë nga shqiptarët e Greqisë, shteti në të cilin partitë politike kanë pasur edhe vërejtjet më të mëdha sa i përket shërbimit postar.

Afati i fundit për të kthyer fletët në Shqipëri, ligjërisht konsiderohet data 11 maj ora 19:00, por për disa vende, kjo e mërkurë mund të shënojë edhe përfundimin e kohës për të votuar.

Kjo për shkak se në bazë të kontratës së KQZ me operatorin postar, nga një deri në tre ditë kohë duhet për të kthyer fletët e votimit në shtetet europiane, ndërsa për kontinentet e tjera, ajo shkon në pesë ditë, që do të thotë se për disa prej emigrantëve është mbyllur hapësira e nevojshme për kthyer në kohë zarfin me fletën e votimit.  

Advertisement
Continue Reading

Albania

Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj

Published

on

By

Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.

E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve

Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.

Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Shqipëria hap rrugën për heqjen e tarifave roaming me BE

Published

on

By

Shqipëria po hedh hapa drejt heqjes së tarifave “Roaming” me Bashkimin Evropian dhe dhënë kështu fund tarifave të larta të telefonisë kur udhëtojmë jashtë vendit. Një projektligj i ri, i cili sapo është publikuar për konsultim publik, synon të ndryshojë ligjin për komunikimet elektronike për të mundësuar atë që quhet “Roaming si në shtëpi” (Roaming Like At Home) me vendet e Bashkimit Evropian.

Ky ndryshim do të thotë se çdo qytetar shqiptar që udhëton në Evropë do të mund të përdorë internetin, të kryejë thirrje apo të dërgojë mesazhe me të njëjtat çmime që paguan në Shqipëri, pa pasur nevojë të blejë karta të huaja apo të fikë telefonin nga frika e faturave të kripura.

Shteti shqiptar e ka parë këtë nismë si një domosdoshmëri për t’u integruar më shpejt në tregun digjital evropian. Për ta bërë këtë realitet, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të ketë një rol shumë të rëndësishëm. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me BEREC, që është organi që rregullon tregun e telefonisë në mbarë Evropën. AKEP do të ketë të drejtën të vendosë tavanet e çmimeve (tarifat maksimale) dhe rregullat për “përdorimin e drejtë”, në mënyrë që kompanitë celulare të mos abuzojnë me tarifat ndaj qytetarëve.

Një tjetër pikë shumë e rëndësishme që prek xhepat tanë është rregullimi i tarifave të terminimit. Rregulli i ri siguron që thirrjet që vijnë nga numrat e shteteve të BE-së drejt Shqipërisë të mos kushtojnë më shumë se një tarifë maksimale e vetme, e ashtuquajtur “Eurotarifë”. Kjo do të thotë se komunikimi me të afërmit që jetojnë në emigrim do të bëhet shumë më i lirë dhe më i aksesueshëm për të gjithë.

Advertisement

Për t’u siguruar që këto rregulla të mos mbeten vetëm në letër, projektligji parashikon masa të forta ndëshkuese. Operatorët që nuk respektojnë tarifat e reja apo vendimet e AKEP-it do të përballen me gjoba të rënda administrative. Ndonëse këto ndryshime kërkojnë angazhim të madh institucional, ato nuk do të kenë asnjë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Përfituesit e vetëm do të jenë qytetarët dhe bizneset, të cilët do të kenë më shumë liri lëvizjeje dhe komunikimi me pjesën tjetër të Evropës.

Continue Reading

Albania

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

Published

on

By

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”.

Sipas organit të akuzës kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes.

I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë.

Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Advertisement

Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

Disa ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e “Bankers Petroleum” për shkak të gjobës 120 milionë euro ende të pashlyer, të vendosur në 2019 pasi kompania naftënxjerrëse nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin.

Kapitali.al

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending