Nis stërvitja bërthamore Rusi-Bjellorusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia dhe Bjellorusia po kryejnë stërvitje ushtarake me armë bërthamore taktike. Lajmi u bë me dije nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë, ai u tha gazetarëve se për Bjellorusinë dhe Rusinë, armët bërthamore janë vetëm armë parandaluese.

“Armët bërthamore janë armë të tmerrshme. Por ato janë armë. Pra, për të përdorur armë të tilla, duhet të praktikojmë, duhet të dimë t’i trajtojmë ato. Përshkallëzimi po vazhdon. Çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë?” tha Lukashenko.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi pak ditë më parë se , me urdhër të presidentit Vladimir Putin, do të zhvillohet një stërvitje e njësive raketore për të rritur gatishmërinë e forcave bërthamore jostrategjike “në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa vende  perëndimore. Ministri bjellorus i Mbrojtjes tha të martën se vendi ka filluar testimin e gatishmërisë së forcave të tij të armatosura për të vendosur armë taktike bërthamore paralelisht me përgatitjet për një stërvitje bërthamore me Rusinë.

Share This Article