Nis takimi i tretë i “Schengenit Ballkanik”, liderët e rajonit diskutime me dyer të mbyllura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur takimi i liderëve të rajonit në Tiranë. Edi Rama, Alleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev kanë nisur diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim është edhe Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi.

Pavarësisht se Gjukanoviq është ulur në tryezë me homologun Vuçiqin dhe kryeministrat Rama dhe Zaev, ende nuk ka një njoftim zyrtar se Mali i Zi i është bashkuar zyrtarisht “Shengenit Ballkanik”.

Liderët do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm të thellimit të bashkëpunimit midis vendeve, kryesisht në fushën ekonomike dhe lëvizjen e lirë.

Ashtu si në dy takimet e mëparshme, Kosova nuk është bërë pjesë e takimit. Edhe Bosnje-Hercegovina, e cila u prezantua në takimin e Ohrit në nivel ministri, nuk merr pjesë sot në takimin e Tiranës./TCH/

Share This Article