Nis testimi i kafshëve për koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli do të testojë qentë dhe macet për Covid-19 në rastet kur pronarët e tyre rezultojnë pozitivë. Madje kafshët shtëpiake do të testohen edhe kur janë asimptomatike.

Autoritetet thanë që një grup veterinerësh të specializuar do të vizitojnë shtëpitë e pacientëve të infektuar për të testuar kafshët e tyre.

Çdo qen apo mace që rezulton pozitiv do të karantinohet për 14 ditë dhe do të marrë trajtimin e duhur sipas protokolleve në fuqi.

Koreja e Jugut raportoi rastin e saj të parë të një infeksioni kafshësh me Covid-19, kur një mace doli pozitive për virus në 21 janar, sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Vendit (KDCA).

Share This Article