Të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike të arsimit para universitar nisin vitin e ri shkollor. Me përfundimin e regjistrimeve si me shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin para universitar viti i ri shkollor nis me risi.
Udhëzimet e bëra publike më herët nga Ministria e Arsimit dhe Sportit rikujtojnë se përdorimi i telefonave në mësim apo në ambientet e shkollës do të jetë i ndaluar me forcimin e masave për shkelësit.
Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet edhe gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore.
Ky vit do të nis me dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, nga 240 që ishte një vit më parë në 400. Kodi i ri i Etikës për Mësuesit përcakton parime të qarta profesionalizmi, integriteti dhe bashkëpunimi, duke forcuar marrëdhëniet e respektit mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve.
Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, do të jetë “Konkursi Kombëtar i Teatrove”, për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivali Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.
Kurrikula e re për klasën e katërt, e cila përfshin për herë të parë bazat e njohurive mbi inteligjencën artificiale, përbën një tjetër risi që bashkëshoqëron këtë vit të ri shkollor. Struktura e publikuar më herët nga ministria e arsimit për sa i takon arsimit bazë, përcakton nisjen e vitit të ri shkollor më 8 shtator, dhe përfundimin e tij më dhe do të përfundojë në 12 qershor 2026. Maturantët e mbyllin vitin 29 maj 2026.