Anija tregtare “Primus” është nisur nga porti i Odesës në Ukrainë në drejtim të Bullgarisë, e ngarkuar me grurë ukrainas. Bëhet fjalë për anijen e dytë të nisur nga vendi i përfshirë nga lufta që kur Rusia braktisi marrëveshjen për kalimin e grurit nga deti i Zi.
Anija do të përdorë “aksin alternativ”, që do të thotë se nuk do të hyjë në ujëra ndërkombëtare, duke kaluar përgjatë vijës së NATO-s, Rumanisë dhe Bullgarisë.
Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të riaktivizuar procesin sa më parë, përpara se iniciativa të zbehet. Ne i kemi paraprirë kësaj dhe e kemi diskutuar me partnerët mundësinë e kësaj alternative nëse Rusia nuk bëhej pjesë e ekuacionit”, tha Hakan Fidan, ministër i Jashtëm i Turqisë.
Të shtunën, ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Turqisë diskutuan “ripërtëritjen” e akordit të grurit. Sipas palës turke, në aspektin e qëndrueshmërisë nuk ka alternativë tjetër ndaj paktit origjinal. Por dalja e Rusisë nga marrëveshja ishte diçka që pritej dhe është diskutuar.