Nishani i reagon Bashës: Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish presidenti Bujar Nishani replikon ashpër me kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili një ditë më parë e quajti “Leksion Demokracie” zgjedhjet në Kosovë.

”Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu? Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik ???” shkruan Nishani në një postim në facebook.

Nishani i kujton Bashës se në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë u rikthye fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e rradhës.


“Imagjinoni se çfarë do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për 8 (tetë) vite rrjesht? Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë. Eshtë çështje pengu !”  shkruan Nishani duke e mbyllur postimin dhe thirrjen për të ringritur PD-në për të mbrojtur Kombin.

Share This Article