Nishani: Kanë firmosur më shumë se dyfishi për Kuvendin, gati shkarkimi i Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se anëtarësia e PD-së ka arritur të mbledhë më shumë se 3,000 vota të nevojshme për të thirrur Kuvendin e partisë.

“Kanë firmosur më shumë se dyfishi”, u shpreh Nishani në emisionin “Opinion”.

Kuvendi i PD-së do të mblidhet për të rikthyer të drejtën e referendumit, për të kaluar më pas në votimin për shkarkimin ose jo të kryetarit aktual Lulzim Basha.

“Kanë firmosur më shumë se dyfishi i atyre që duhen. Në dijeninë time. Janë mbi 3,000 që kanë firmosur”, u shpreh Nishani.

Share This Article