Nishani: PD është në një situatë më të keqe se kurrë më parë në historinë e saj 30-vjeçare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, e cilësoi situatën aktuale të Partisë Demokratike, si më të keqen që ka përjetuar PD-ja që prej themelimit të saj, përpara 30 vitesh.

Në një intervistë televizive, Nishani tha se ekziston një potencial i lartë risku që Partia Demokratike të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës.

“Sot PD ka një zbehje të madhe të raporteve të saj me qytetarët. PD sot është në një situatë më të keqe se kurrë më parë në të gjithë historinë e saj 30-vjeçare që nga krijimi. Kur ka qenë ndonjëherë rasti që PD të jetë tre mandate rresht në opozitë dhe me një potencial risku të lartë të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës, cilatdo qofshin ato dhe kurdo që të bëhen”, tha Nishani./ATSH/

Share This Article