Nishani: PD në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vitit 97-ta.

Në prezencë të Bashës dhe gjithë anëtarëve të tjera, Nishani ka thënë se PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë.

Nishani më tej thekson se PD s’mund të fitojë përballë një regjimi gangsterësh, ndërkohë shton se masakra elektorale është gjysma e së vërtetës, pasi gjysma tjetër është dështimi i vetë PD.

“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangterrësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës

Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë”, tha Nishani.

Share This Article