ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 50 minutes ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 50 minutes ago
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni 52 minutes ago
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë! 54 minutes ago
Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve 54 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Nisi zbatimin/ Faturën e ujit të pijshëm familjarët në Tiranë po paguajnë deri 76% më shumë

albnews by albnews
13 October, 2023
in Albania
0
Nisi zbatimin/ Faturën e ujit të pijshëm familjarët në Tiranë po paguajnë deri 76% më shumë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prej muajit gusht e në vazhdim detyrimet e familjeve në Tiranë për taksën e ndërtesës janë shtrenjtuar deri 76% krahasuar me korrikun 2023.

Rritja e detyrimeve erdhi pas hyrjes në fuqi në fund të muajit Korrik të vendimit të Ministrisë së Financave për shtrenjtimin e çmimeve të referencës së apartamenteve.

RelatedPosts

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve

Taksa e ndërtesës nga familjarët paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

Për një familje në zonën e Freskut, detyrimi mujor për taksën e ndërtesës është rritur 41% (sipas krahasimit të faturës së ujit të paguar për muajin korrik dhe gusht 2023). Në faturën e ujit të kësaj familje vlera e taksës së ndërtesës për muajin korrik ishte 140 lekë në muaj.

Me ndryshimin e çmimeve fiskale detyrimi për taksën e ndërtesës nga muaji gusht e në vazhdim është 198 lekë në muaj.

Detyrimi vjetor që do të paguajë kjo familje për taksën e ndërtesës do të jetë në vlerën e 2,376 lekëve nga 1,680 lekë që paguante më parë (rritja 41%).

Çmimi fiskal në zonën e Dajtit (fatura referuese e familjes në zonën e Freskut përfshihet në zonë kadastrale të Dajtit) me vendimin e mëparshëm ishte 53,500 lekë për metër katror. Nga korriku i këtij viti me vendimin e ri çmimi është 75,500 lekë. Në vlerë çmimi i referencës u rrit 22,000 lekë për metër katror apo 41%.

Referencat u rritën deri në 76%

Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%.

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Rritja e çmimeve fiskale solli automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve në të njëjtën vlerë, pasi taksa e ndërtesës llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit. Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës.

Për shtëpitë e banimit niveli i taksës është 0,05% e vlerës, ndërsa për njësitë tregtare 0,2%./Monitor

Image
Image
Image

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

19 September, 2025
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

19 September, 2025
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result