Nisin arrestimet nga Specialja, arrestohet Sali Mustafa

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Speciale ka nisur arrestimet. Salih Mustafa, ish-shefi i inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i arrestuari i parë. Ndaj tij është konfirmuar edhe aktakuza, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale.

Në një komunikatë për media, Specialja ka konfirmuar se Mustafa është arrestuar të enjten në Kosovë dhe po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas njoftimit, ai u arrestua në bazë të një fletarresti, urdhri për transferim dhe aktakuzë të konfirmuar nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Specialja nuk ka dhënë detaje tjera teksa ka shtuar se informacionet e mëtejme do t’i japë në kohë të duhur.

Sali Mustafa-Cali gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Share This Article