Nisin bisedimet me Turqinë? Greqia kundërshton NATO-n

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Athina zyrtare ka reaguar pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord për të filluar bisedimet për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor

Sipas reagimit të shtetit helen, deklarata e Stoltenberg nuk korrespondon me realitetin në të cilat ndodhen marrëdhëniet Turqi-Greqi, duke mohuar arritjen e një dakordësie për bisedime teknike.

“Ne kemi siguruar Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se do të punojmë për krijimin e mekanizmave në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet por me kusht që Turqia të tërheqë menjëherë të gjitha anijet turke nga territori grek”, mësohet të ketë thënë për mediat greke, një burim diplomatik.

Më herët Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg u shpreh; Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve. Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s. Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s”.

Share This Article