Nisin hetimet rreth dyshimeve për manipulim të votave në Suharekë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Suharekë.

Sipas njoftimit, Prokuroria pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka iniciuar hetime me vetiniciativë.

“Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës. Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit”- thuhet në njoftim.

Sipas kësaj prokurorie, gjatë ditës së sotme, më 10.02.2026, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet dhe një komunikatë lidhur me hetimet.

“Duke marrë parasysh interesimin e opinionit publik dhe mediave, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore”- thuhet në njoftim e PTHPz.

Share This Article