ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë  1 hour ago
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë 3 hours ago
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur 3 hours ago
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim 5 hours ago
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Nisin kërkimet për trupat e 44 ish të përndjekurve politikë të zhdukur në burgun famëkeq të Spaçit

albnews by albnews
4 June, 2023
in Shqiperia
0
Nisin kërkimet për trupat e 44 ish të përndjekurve politikë të zhdukur në burgun famëkeq të Spaçit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka njoftuar se ka nisur hetimin për fatin e 44 të zhdukurve që dyshohet të jenë vrarë në burgun e Spaçit mes viteve 1968-1988 kur ka funksionuar ky burg. 

Bëhet fjalë për të dënuarit politikë të regjimit komunist që kanë vuajtur dënimin në burgun famëkeq.

RelatedPosts

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja

Fatkeqëve nuk u dihen vendvarrimet ndaj ka nisur hetimi administrative për verifikimin dhe qartësimin e fatit të viktimave të diktaturës komuniste.

(AIDSSH) po bashkëpunon edhe me organet e pushtetit lokal, me institucionet ligjzbatuese për ruajtjen nga tjetërsimi, për rikuperimin e eshtrave të personave të vrarë ose të vdekur gjatë vuajtjes së dënimit, në burgun e Spaçit.

Nga kërkimet e bëra në dokumentet që gjenden në institucionet përkatëse, janë 44 ish të dënuar, që janë ekzekutuar, vrarë ose kanë vdekur nga mundimi dhe sëmundjet gjatë vuajtjes së dënimit, aksidentet në punë apo në tentativë arratisje.

Sipas hetimeve paraprake të grupit të punës personat që ekzekutoheshin, apo vdisnin gjatë vuajtjes së dënimit, varroseshin nga personeli i burgut në vende jashtë territorit të burgut, duke u pamundësuar të afërmve të tyre, në çdo rast që të marrin trupin.

Vendet që kanë shërbyer si vendvarrime për të burgosurit që kanë humbur jetën në Spaç, dyshohet se gjenden pranë varrezave të fshatit Shpal, në fshatin Gëziq, Kodër Spaç, rreth 1 km në jug-perëndim të Burgut të Spaçit. 

AIDSSH është në pritje të miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e mbrojtjes dhe ruajtjes së vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuar “. Autoriteti po merr masat paraprake dhe do të  ndërveprojë me pushtetin vendor, Mirditë, duke siguruar mbrojtjen e vend varrimeve të identifikuara apo dyshuara, duke siguruar në çdo rast ruajtjen e integritetit të vendit të ngjarjes dhe mbetjeve mortore.

“Autoriteti siguron publikun se rezultatet  e këtij hetimi do të bëhen transparente dhe me punën e tij të të thelluar, në bashkëpunim me institucione përgjegjëse, do të bëjë ç ‘është e mundur që  plaga e pambyllur e familjeve të cilat janë kërkim të qartësimit të fatit të familjarit të tyre, vrarë pa gjyq apo ekzekutuar në kushte jo njerëzore, të mbyllet me gjetjen e tyre dhe nderimin që u takon, pranë familjeve” thuhet në njoftimin e AIDSSH.

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ai është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988. Sipas të dhënave në të kanë vuajtur dënimin  mbi 1000 të burgosur. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

Një shkencëtar zbulon një nga bimët më të rralla në botë 

20 November, 2025
Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

20 November, 2025
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

20 November, 2025
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result