Nisja e aeroportit të Vlorës dhe hapja e rrugës së Arbrit, Rama njofton datat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 28 nëntor do të hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë bëri po ashtu të ditur se një ditë më pas, më 29 nëntor do të hapet për qarkullim Rruga e Arbrit.

Njoftimi për këto zhvillime është bërë me ngjyrat kuq e zi, pasi datat përkojnë edhe me festat e nëntorit.

EDI RAMA NË FACEBOOK

Lajmin për hapjen e Rrugës së Arbrit Rama e bëri të ditur gjatë seancës së sotme plenare.

“Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati. Jo si në tunelin e Elbasanit, që pasi i ratë daulles bashkë me “llumin” sikur thua ti, jo unë, u deshën kushedi sa para për t’u marrë me rrëshqitjet,” tha ndër të tjera kreu i qeverisë nga foltorja e Parlamentit.

Share This Article