Nisma e ambasadës amerikane: Çdo javë nënvizojmë hapat kundër korrupsionit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, kështu shkruan në një status në Facebook Ambasada Amerikane.

Ambasada njofton se për çdo javë do të nënvizojë një nismë që ka ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

“Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”, njofton Ambasada.

Statusi në Facebook:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

Share This Article