Nisma e nxënësve në Lezhë: Ju blini lule, ne libra

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nën moton “Ju blini lule, ne blejmë libra” nxënës të klasës së katërt të shkollës “Beslidhja” në Lezhë kultivuan lule të cilat i shitën për të blerë libra për bibliotekën.

“Me këto para do të blejmë një libër dhe një videoprojektor për klasën.”

“Ne kishim 100 lule dhe tani gjysmën e kemi shitur.”

“Jemi marrë shumë ditë, shumë muaj dhe më shumë ka filluar që nga janari.”

Panairi i luleve tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve të cilët u bënë pjesë e blerjeve, duke ju sjell mjaft gëzim e lumturi këtyre nxënësve.

“Po më pëlqejnë sepse edhe fëmijët duhet të rriten me lule.”

“Më surprizoi se si këto fëmijë kërkojnë që të nxjerrin vetë fitimet për të rregulluar klasën dhe bibliotekën.”

Edukimi i dashurisë për punën tek nxënësit ishte qëllimi kryesor e kësaj inicitive, thotë mësuesja Lulzime Celami.

“Një mënyrë tjetër për  të afruar librin tek nxënësit, pra ata e duan librin  punojnë dhe ky libër i shijon më shumë sepse është blerë si produkti i punës së tyre .”

"Ju blini lule, ne libra",  nisma e nxënësve në

Në fund të panairit, u shitën thuajse të gjitha lulet, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për pasurimin e bibliotekës së shkollës.

Drejtuesit e shkollës synojnë ta kthejnë aktivitetin në traditë.

Share This Article