Nisma e Veselit për Tribunal sjell sekretarin e përgjithshëm të OKB-së në Prishtinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Prishtinë ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Miroslav Jenca, i cili mbulon çështjet e Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikave.

Postimi i Veselit në Facebook:

Pata kënaqësinë që të kisha një takim të veçantë me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Miroslav Jenca, i cili mbulon çështjet e Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikave. E falënderova për punën që ka bërë Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e specializuara të saj në Kosovë dhe i tregova se synimi ynë është që në një të ardhme sa më të afërt edhe ne të bëhemi anëtar me të drejta të plota i tyre.

Ne besojmë se nëpërmjet dialogut do të arrijmë një marrëveshje paqeje që do të sigurojë njohjen e ndërsjellët me shtetin fqinj dhe do të hapë rrugën për anëtarësim në OKB.

Në të njëjtën kohë, e informova për nismën time në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën dhe ndëshkimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës të bëra nga Serbia.

Me këtë rast, kërkova ndihmën e tij që OKB-ja të marrë në konsideratë peticionin e vitit 2014 që përmban mbi 115 mijë nënshkrime, përmes të cilit kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu, i vura në dukje që është e padrejtë mospërfshirja e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, në raportet e përvitshme të OKB-së, sepse pa të vërtetën dhe pa drejtësinë, vështirë se mund të ketë paqe e pajtim.

Share This Article