Një aeroplan i Forcave Ajrore Britanike ateron në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KFOR-i të premten ka njoftuar se këtë javë në Aeroportin e Prishtinës ka ateruar një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar i llojit “A400M Atlas”.

Ai ka zbritur për të kryer një operacion të ndihmës për forcat tokësore ushtarake të Britanisë së Madhe që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/4890580361040131
Share This Article