“Një akt i madh budallallëku” Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përveç Groenlandës, një tjetër ishull po bëhet mollë sherri mes Shteteve të bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Presidenti Donald Trump, e ka përshkruar marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për t’ia dorëzuar Ishujt Chagos Mauritiusit si një “akt të madh budallallëku”.

Reagimi vjen disa muaj pasi ai e kishte mbështetur këtë veprim. Mbretëria e Bashkuar e nënshkroi marrëveshjen prej 3.4 miliardë paundësh në maj, sipas së cilës do të ruante kontrollin mbi një bazë ushtarake britaniko-amerikane në ishullin më të madh, Diego Garcia.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e kishte përshëndetur marrëveshjen si një “arritje monumentale”, por të martën Trump e quajti atë një “akt dobësie totale” dhe tha se ishte pjesë e një “liste shumë të gjatë arsyesh të sigurisë kombëtare” që qëndrojnë pas përpjekjeve të tij për të marrë Groenlandën.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se ajo “nuk do të bënte kurrë kompromis për sigurinë tonë kombëtare”. 

Share This Article