ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 8 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 8 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 8 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 8 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Një ambulancë duhej për Martin Canin”, Noka akuza policisë: Po fshehin bashkëpunëtorin e vrasjes

albnews by albnews
26 November, 2024
in Albania
0
“Një ambulancë duhej për Martin Canin”, Noka akuza policisë: Po fshehin bashkëpunëtorin e vrasjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili po koordinon grupin e protestuesve që ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, foli sërish për mediat nga tubimi, duke u ndalur te vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani.

Ai akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se po provokojnë protestuesit duke dërguar dhjetëra ambulanca përgjatë Unazës së Mesme të Tiranës, me qëllim lirimin e rrugës te kryqëzimi i Xhamisë së Namazgjasë.

RelatedPosts

Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat

Vrasja e Ilaria Sulës, Prokuroria: Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte litra gjak

Parlamenti i Shqipërisë/ Kur mazhoranca e Edi Ramës çudit edhe ambasadorin e Spanjës…

Sipas tij vetëm një nga këto autoambulanca do të mjaftonte për t’i shpëtuar jetën Martin Canit pasi u godit me thikë në zemër pranë shkollës “Fan Noli”, por ajo mbërriti me vonesë dhe nuk e transportoi në QSUT, por shumë më larg, te Spitali i Traumës.

“Shikoni si ngrihet shteti për të provokuar opozitën. Me dhjetëra ambulanca për gjysmë ore. Një ambulancë duhej për Martin Canin, por jo e çuan në Spitalin Ushtarak, shikoni gjithë këto urgjenca, të gjitha te QSUT gjasme shkojnë se kjo rruga duhet liruar. Ka fytyrë më çnjerëzore se kjo e këtyre. Po Ministri e Shëndetësisë është kjo. Këta janë bandë, janë të gjithë bandë”, u shpreh Noka.

Në vijim ai akuzoi edhe policinë se ka manipuluar provat e ngjarjes ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, duke fshehur edhe bashkëpunëtorin e Mario Përlleshit, pasi prindërit e tij janë të punësuar pranë BKH dhe SPAK.

“E patë ju kjo policia e Ilir Prodës, Sokol Bizhgës dhe Neritan Nallbatit e fsahehu autorin, bashkëpunëtorin e dytë të vrasjes së Martin Canit. E fshehu sepse ishin edhe babai edhe mamaja, kontributor të mëdhenj të drejtësisë së re. Duke qenë se ishin pjesë e shtabit dhe zemrës së Rilindjes ata nuk duhet të dilte se kishin vrarë, duhej të fshihej. Kjo është fytyra e kësaj policie, te fshehja e provave të krimit, te manipulimi i provave dhe sot dua të falënderoj mediat që i nxorën të palarat. Dhe sot për të luftuar opozitën, për të ushtruar dhunë në krye të policisë vjen famëkeqi Sokol Bizhga, Neritan Nallbati, Elton Allushi, Ilir Proda, të gjithë ushtarët e komanduar”, tha Noka.

Më pas Noka ndërpreu fjalën për shkak të thirrjes së ezanit në Xhaminë e Namazgjasë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result