Një autokolonë amerikane me 45 automjete të blinduara hyn në Siri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një autokolonë amerikane e automjeteve ushtarake dhe disa depozita karburanti hynë në provincat siriane të Hasaka dhe Deir ez-Zor në verilindje të Sirisë, njoftoi sot televizioni sirian.

Sipas raportit, të paktën 45 automjete të blinduara dhe kamionë me municion hynë në Siri.

Televizioni sirian shprehet se Shtetet e Bashkuara kanë rritur dukshëm praninë e tyre ushtarake në Siri që nga fillimi i këtij viti.

Që nga viti 2015, Shtetet e Bashkuara kanë hapur nëntë baza ushtarake në verilindje të Sirisë, katër prej të cilave nuk janë larg fushave të naftës në provincën e Deir ez-Zor, ndërsa pesë janë në provincën fqinje të Hasak.

Në tetor të vitit të kaluar, 5.000 ushtarë të tjerë amerikanë u dërguan në Siri, detyra e të cilëve është që të ndihmojnë Forcat Demokratike Siriane të drejtuara nga kurdët për luftimin e Shtetit Islamik.

Share This Article