Një belge vdiq pasi u infektua me dy variante të COVID-19 në të njëjtën kohë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 90-vjeçare belge e cila vdiq pasi u infektuar me dy variante të COVID-19, është rasti i parë i dokumentuar i infektimit të dyfishtë.

Gruaja u pranua në spital në mars, por nuk pati shenja të problemeve me frymëmarrjen. Ajo rezultoi pozitive për SARS-CoV-2 dhe problemet me frymëmarrjen filluan gjatë qëndrimit të spital. Pacientja vdiq pesë ditë më pas, sipas studimit që u publikua nga Kongresi Evropian i Mikrobiologjikë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive.

Testet vijuese zbuluan se ajo kishte dy variantet e koronavirusit në sistemin e saj shëndetësor – B.1.1.7 apo Alfën që u identifikua së pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe B.1.351 apo Beta që u identifikua në Afrikën Jugore, shkruan People.

Gruaja jetonte vetëm kishte përkujdesje mjekësore në shtëpi, por nuk ishte vaksinuar për COVID-19. Besohet se ajo u infektuar me variantet nga dy njerëz të ndryshëm.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës varianti Delta ka kaluar Alfën duke u bërë varianti më ngjitës i COVID-19 atje. “Një tjetër arsye e rëndësishme pse duhet të vaksinohemi: viruset nuk mund të pësojnë mutacione nëse ato nuk shumohen”, ka thënë eksperti Anthony Fauci.

Share This Article