Një biznesmen shpallet fajtor për rrëzimin e aeroplanit të Salas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Biznesmeni i cili e organizoi udhëtimin që rezultoi me vdekjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, u shpall fajtor të enjten për shkak se rrezikoi sigurinë e udhëtarëve.

Sala u nda nga jeta pasi aeroplani me një motor “Piper Malibu” në të cilin Sala ishte duke udhëtuar, u përplas më 21 janar të vitit 2019 në “kanalin anglez”.

Sala i cili ishte duke luajtur për klubin francez Nantes, ishte duke udhëtuar për t’iu bashkuar skuadrës së re, Cardiffit, në Uells.

Trupi i pilotit, David Ibbotson, nuk u gjet.

David Henderson, operatori i aeroplanit i cili e aranzhoi fluturimin, i kishte kërkuar Ibbotsonit që të udhëtonte derisa ai vetë ishte në pushime.

Ibbotson, i cili rregullisht kishte udhëtuar për Hendersonin, nuk kishte licencë të pilotit apo kualifikim për të udhëtuar gjatë natës.

67-vjeçari Henderson u dënua nga një juri në gjykatën “Cardiff Cron” me vendim të shumicës, 10-2.

Juria u njoftua me faktin se pasi aeroplani ishte rrëzuar, Hendersoni u kishte dërguar mesazh disa njerëzve për të qëndruar të heshtur pasi do të krijonte shumë probleme.

Share This Article