Një Brexit pa marrëveshje do të sjellë krizë në produktet primare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vargje pa fund kamionësh në portet franceze, mungesë ilaçesh, ushqimesh dhe karburanti, kufij i ngurtë mes Irlandës së Veriut dhe asaj të jugut, këto janë skenarët, të konsideruar si realist dhe jo pesimist, me të cilat po përgatitet të përballet qeveria britanike në rast se Britania e Madhe në vjeshtë do të largohej nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, sipas disa dokumenteve sekrete që ka arritur të marrë e përditshmja “Sunday Times” duke botuar përmbajtjen e tyre.

“Këto parashikime përshkruhen në planin që quhet Operation Yellowhammer”, shkruan  e përjavshmja e “Times” që publikohet çdo të diel.

Parashikohet që 85% e kamionëve që kalojnë La Manshin nuk janë gati për t’u përballur me doganën franceze dhe mund të gjenerojnë radhë kaotike pritjeje që zgjasin ditë, duke bllokuar portet për të paktën tre muaj.

Ndërsa pak më vonë do të ndihet mungesa e shumë produkteve primare, duke ndikuar edhe tek çmimet.

Për më tepër, qeveria parashikon vonesa dhe çrregullime në fluturimet dhe trenat me drejtim Europën./ATSH/

Share This Article