ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i 3 hours ago
Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6” 3 hours ago
Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë 3 hours ago
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet 4 hours ago
Mafia shqiptare do vriste prokurorin belg/ “Le Soir”: Donin të terrorizonin Europën 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

FOTO/ Një bukuri që admirohet që prej dy mijë vjetësh 

albnews by albnews
21 July, 2022
in Bota
0
FOTO/ Një bukuri që admirohet që prej dy mijë vjetësh 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndër të parët që u magjeps nga Kapri, ishte perandori romak Tiberius që u internua në këtë ishull. Më vonë, edhe perandori August e pushtoi dhe qëndroi për disa kohë në këtë vend përrallor. Një nga adhurueset e famshme të Kaprit, ka qenë dhe Jacqueline Kennedy, e cila u bë e famshme për ecjet zbathur nëpër rrugët e kalldrëmta të Kaprit.

Sot, më shumë se kurrë, Kapri vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët e pasur dhe të famshëm, të magjepsur nga stili dhe deti fantastik.

RelatedPosts

Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

Puntorët pushtojnë kazinonë e Luftar Hysës, kërkojnë pagat e prapambetura

BE propozon “Shengen ushtarak”

Historia mijëvjeçare

Ishulli shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 10 km katrorë, i shpërndarë midis qyteteve Kapri dhe Anakapri. Nga bluja e thellë e detit, del një varg shpellash dhe pirgjesh, që bashkohen në një pikë të caktuar. Është pikërisht Marina Grande, porti i vogël i ishullit nga niset dhe teleferiku i famshëm deri në qytet.

Shtëpi prej shtufi, çati me tarraca, harqe, pjergulla dhe rrugë gjarpëruese që përfundojnë të gjitha në Piazza Umberto I. Ky shesh i mbushur me kafene dhe lokale, është shumë i frekuentuar nga VIP-at. Nga këtu, mund të shijohet pamja e mrekullueshme e Marina Grande, kishës së Santo Stefanos (e rindërtuar në vitin 1600, duke përzier format barok me kupolat arabeske), si dhe Palazzo Cerio, që dikur ishte kështjella e Giovanna I d’Angiò.

Kapri ishte shumë i dashur nga romakët, aq sa në të u ndërtuan 12 vila perandorake. Villa Jovis është më e madhja prej tyre, e quajtur ndryshe edhe pallati i Tiberiusit sepse nga këtu udhëheqësi i madh komandonte Perandorinë Romake nga viti 27 deri në vitin 37 pas Krishtit. Mund të arrihet pas një ecjeje 45-minutëshe nga kisha e San Michele.

Panorama marramendëse

Nga kisha e San Maria del Soccorso mund të shijohet pamja fantastike e gjireve të Napolit dhe Salernos. Në Capo Massullo, jo shumë larg shpellave, qëndron shtëpia e kuqe pompeiane e shkrimtarit Curzio Malaparte, një kryevepër e racionalizmit italian.

Anakapri është qendra e dytë e ishullit, e rrethuar nga ullishte dhe vreshta të shumta. Nga aty, duke ndjekur rrugën që zbret drejt Kullës së Damekutës e vitit 1100, gjenden gërmimet e fundit nga tri vilat romake. Së fundmi, ata që e duan natyrën, ngjiten në malin Solaro dhe mund të admirojnë të gjithë panoramën përrallore të ishullit.

Natyra e habitshme

Një shëtitje me varkë rreth ishullit është ideale për të admiruar bukurinë e Kaprit dhe për t’u zhytur në ujërat e pastër. Grotto Blu, 60 metra e gjatë dhe 25 metra e gjerë, mund të vizitohet me motobarkë ose me varka të vogla dhe përgjatë rrugës turistët kanë mundësi të shikojnë edhe banjat e famshme Tiberius.

Kjo zonë njihet për një reliev unik për shkak të pranisë së magmës së poshtme, qartësisht e dukshme dhe ende aktive. Gjithashtu, të njohur janë dhe tre shkëmbinjtë e lartë, përkatësisht: Stella 109 metra e lartë;  Faraglione 81 metra që përshkohet nga njëra anë në tjetrën nga një tunel; Scopolo, 104 metra e lartë.

Diversitet kulturor

Me referencat e shumta kulturore, hijeshinë e detit dhe natyrën, Kapri është edhe sinonim i modës, stilit unik, elegant dhe të thjeshtë të të jetuarit në det. Qyteti është i mbushur me veshje, bizhuteri dhe parfume që ekspozohen në vitrinat e dyqaneve artizanale apo në butikët luksozë të markave të mëdha vendase dhe ndërkombëtare. Veç tyre, nëpër pedonale gjenden edhe lokale të shumta, ku serviret ushqimi i shijshëm, vera dhe produktet vendase.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

“Dardanët” ndalin Zvicrën në Prishtinë dhe shohin nga play off-i

19 November, 2025
Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

Durrës, Leo Xhangoli mposht boksierin anglez dhe fiton brezin e artë të “Titans Fight 6”

19 November, 2025
Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

Ndalimi i cigareve elektronike njëpërdorimëshe në Britani ndihmon përpjekjet e Ukrainës në luftë

19 November, 2025
Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

Pasoja për serbët në veri edhe tre vjet pas largimit nga institucionet

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result