Një burr u end 6 orë në kufirin mes dy Koreve, askush nuk e vërejti

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Koresë Jugore është duke u përballur me kritika për lëshimet që ka bërë përgjatë kufirit “të hekurt” me Korenë Veriore, pasi një burr ia doli të hynte në territorin e saj pavarësisht se ishte kapur disa herë nga kamerat e sigurisë.

Raportohet se ky burrë hyri duke notuar në territorin e Koresë Jugore në orët e hershme të 16 shkurtit, por iu shmang kapjes nga autoritetet për më shumë se gjashtë orë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Pasi arriti në bregdetin e Koresë Jugore përmes Detit Lindor, raportohet se ky person u fut në një tunel të ujërave të zeza në zonën e çarmatosur, i fshehu rrobat dhe eci i pavërejtur nëpër një rrugë për pesë kilometra.

Ai u ndalua më në fund pasi një rojë kufitare e pa përmes kamerave të sigurisë dhe i njoftoi mbikëqyrësit. Deri në kohën e arrestimit, personi ishte kapur pesë herë nga kamerat. Kamerat dy herë aktivizuan alarm, por ushtarët dështuan që ta vërenin këtë dhe nuk morën masa.

Burria ia arriti ta vazhdonte ecjen, sepse tri kamera në rrethojën kufitare nuk e aktivizuan alarmin, transmeton Gazeta Express.

Sipas një hulumtimi rreth këtij incidenti, një rojë që e kishte për detyrë përcjelljen e pajisjeve për vëzhgim bregdetar ishte duke e rregulluar një problem kompjuterik, prandaj mendoi se alarmet e kamerave janë gabime teknike, ndërsa një rojë tjetër në një pikë kontrolluese ushtarake ishte habitur nga një telefonatë.

Share This Article