“Një çmim i vogël për t’u paguar”, nafta rritet në nivele rekord nga lufta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Madje në shifra rekord për shkak të luftës së Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit. Gjatë të dielës, çmimi i naftës kapërceu 100 dollarët për fuçi, për herë të parë që prej vitit 2022, kur Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë shqetësimet për rritjen e çmimeve të karburantit. Ai postoi në rrjetet sociale një status duke shkruar se “rritja e çmimit të karburantit është një çmim i vogël për t’u paguar nga amerikanët dhe bota, krahasuar me arritjen e sigurisë dhe paqes”.

Presidenti gjithashtu tha se rritja e çmimeve do të jetë vetëm për një kohë të shkurtër sapo kërcënimi bërthamor i Iranit të përfundojë.

Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se rritja e çmimit të karburantit do të vazhdojë dhe më tej, ndërsa nuk ka shenja që lufta në Iran të përfundojë shpejt. Lidhur me këtë problem, ministrat e financave të G7-ës do të mbajnë një takim.

Share This Article