Një ditë më parë iu vra familja gjatë sulmeve ajrore izraelite, gazetari i Al Jazeera vazhdon punën duke raportuar nga terreni

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më pak se 24 orë pas vrasjes së gruas, vajzës dhe të birit në sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, gazetari palestinez Wael al-Dahdouh ka vazhduar të raportojë për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë.

“Kjo kurrë nuk do të heshtë zërat tonë. Gazetaria është misioni ynë i shenjtë. Pavarësisht dhimbjes dhe humbjes, ne u rikthyem”, tha al-Dahdouh në një video të postuar në Instam teksa falenderonte të gjithë ata që dërguan mesazhe ngushëllimi dhe duke shpjeguar vendimin e tij për t’u paraqitur në punë.

Duke folur në arabisht, Al Dahdouh tha se e kishte për detyrë që të kthehej në punë, pavarësisht nga situata. Në video-mesazhin e regjistruar sipër një çatie të një ndërteseje në qytetin e Gazës, në sfond shihet një shtëllungë tymi nga një objekt, ku u ndezën edhe sirenat e alarmit, raporton indianexpress.
Të mërkurën mbrëmë, gruaja, vajza dhe djali i al-Dahdouh, nipi dhe tetë kushërinj u vranë në sulmet ajrore izraelite, ku një bombë goditi shtëpinë brenda të cilës ishin strehuar në Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, pasi ishin zhvendosur nga prona e tyre.
“Izraeli shënjestron civilët dhe po kryen masakra mbi familjet. Është pjesë e asaj që familjet palestineze po kalojnë çdo ditë në Gazë”, tha al-Dahdouh.
Gazetari mësoi për vdekjen e tyre në transmetimin e drejtpërdrejtë të imazheve. Imazhet e Al Dahdouh duke hyrë në spitalin al-Aqsa në Gaza për të identifikuar trupat e familjes së tij u shpërndanë në të gjitha rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim dhe pikëllim në të gjithë botën. 

Share This Article