ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë? 2 hours ago
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh 2 hours ago
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë 2 hours ago
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar 3 hours ago
Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Një ditë ndjehemi Shqipëri e madhe”. Prej 6 vitesh, Arifi ngre flamurin kuqezi në Serbi: Gjoba ka shkuar 10 mijë euro

albnews by albnews
29 November, 2022
in Albania, Kosova
0
Zelenska deputetëve britanikë: Nuk na duhet vetëm fitorja, por drejtësi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Luginën e Preshevës. Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, foli në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN, duke u shprehur se prej 6 vitesh ai e ngre flamurin shqiptar në godinën e komunës edhe pse kjo gjë është ndaluar.

Arifi tregon se për këtë veprim është ndëshkuar me rreth 10 mijë euro gjoba, por thekson se do të vazhdojë ta bëjë edhe në vazhdim një gjë të tillë.

RelatedPosts

Ambasadorja e Francës në linjë me opozitën: Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

Çfarë dëshmoi Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

“Drama e një shoqërie: Të rinjtë ia kanë lënë vendimarrjen në dorë gjyshërve!”

“Prej 6 vitesh, unë e vendos flamurin shqiptar më 28 Nëntor në godinën tonë të administratës. Në këtë kontekst janë të mësuara dhe autoritetet serbe, por gjithsesi është një sfidë për Serbinë sesi na trajton. Si çdo vit, autoritetet serbe, nëpërmjet shërbimeve të tyre policore dhe sekrete, kanë vëzhguar nga distanca administratën edhe pse për ne është normale. Gjithsesi, unë mendoj që ne shqiptarët në Luginën e Preshevës jemi një sfidë e pandërprerë për serbët sepse nëpërmjet nesh pasqyrohet mentaliteti dhe brendësia e tyre e vërtetë në kuadër të këtij procesi për ta integruar këtë rajon në BE.

Por çfarë ndodh pasi Arifi vendos flamurin në institucion? “Përveç shikimeve nuk pati asnjë reagim. Kanë qenë autoritetet policore që na kanë vëzhguar. Shikimet tani procedohen. Prokuroria ka marrë raportin e policisë dhe tani ka filluar me siguri një procedurë ligjore ndaj meje dhe përfundon afërsisht pas 6 apo 9 muajsh me një gjobë ndaj meje. Unë këtë e paguaj prej 6 vitesh. Janë bërë rreth 7 deri në 10 mijë euro gjoba”.

Por si është të festosh pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë në një vend që zyrtarisht është në juridiksionin e Serbisë? “Nuk ka mundësi që të na ndalojmë ne festën, gëzimin që ne jemi shqiptarë. Gëzohemi si çdo shqiptar në të gjithë botën edhe në Luginën e Preshevës. Atë e di edhe Serbia që nuk mund ta bëjë. Dita e djeshme ka qenë në një atmosferë festive në shtëpi, ndërsa kemi pasur edhe aktivitete institucionale. Shpirtin edhe zemrën nuk mund të na e mbyllin. Në një ditë brenda vitit ndjehemi si një Shqipëri e madhe”, u shpreh Arifi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

Të mësosh më shumë për një foshnjë për ta bërë atë një ‘zotëri anglez’ – A ia vlen paratë?

10 November, 2025
Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

Ish-presidenti francez Sarkozy lirohet nga burgu pas tre javësh

10 November, 2025
Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

Si e tejkaluan SHBA-të Kinën si investitori më i madh i huaj në Afrikë

10 November, 2025
Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Emigranti i dytë i dërguar në Francë kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result