Një ditë para Kuvendit, Basha mbledh kryesinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryesinë e partisë në lidhje me vendimet që pritet të merren nesër në Kuvendin e PD.

Në mbledhje pritet të propozohet ngritja e Komisionit të përhershëm Statutor, anëtarët e së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha pritet të nisë punimet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongrese.

Ndërkohë nga ana tjetër, kampi tjetër demokrat që drejtohet nga Berisha ka organizuar referendum në çdo degë të PD për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. /Abcnews.al

Share This Article