Një ditë para Pavarësisë Leonora Jakupi publikon këngën “Liria ka emër”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja e njohur nga Kosova Leonora Jakupi ka publikuar rreth një orë më parë projektin e saj të dytë në kuadër të festimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me titullin e fushatës sensibilizuese ndaj krimeve të luftës “Liria ka emër” kënga përcjell një mesazh tejet të fortë për realitetin e shtetit më të ri në Europë.

Pak ditë më parë Jakupi publikoi këngën e parë të titulluar “Komandant”, këngë e cila shkaktoi reagime te mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e cilësuan si skandal.

Ndërkohë, titulli i një gazete serbe ishte: “Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën Uçk dhe këndon për nder të terroristëve”.

Kjo ka bërë që reagimi i Leonorës të jetë i menjëhershëm në profilin e saj në instagram, meqë rast postoi një instastory dhe disa fjalë.

“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ka shkruar Leonora.

Share This Article