Turqit gjatë ditës së nesërme do t’i drejtohen kutive të votimet ku do të votojnë për presidentin dhe deputetët e rinj.
Euronews ka publikuar sondazhin e fundit, i cili u realizua nga shumë kompani vendore dhe ndërkombëtare.
Kandidati kryesor i opozitës, Kemal Kilicdaroglu shihet se ka një avantazh ndaj presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan.
Ky i fundit ka besimin e 45.8 për qind të votuesve gjersa opozitari pritet të merr 48.9 për qind të votave.
Edhe pse u tërheq nga gara, Muharrem Ince do të fitonte 2.3 për qind të votave ndërsa kandidati tjetër, Sinan Ogan do t’i fiton 3 për qind të votave. Në rast se asnjëri kandidatë nuk merr mbi 50 për qind të votave atëherë do të zhvillohet edhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Përveç betejës për postin e presidentit, nesër turqit do të vendosin edhe për parlamentin, ku do të zgjidhen 600 deputetë të rinj. Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në orën 16:00. Sipas mediave turke, rezultatet e para preliminare duhet të publikohen në orën 20:00 CET.