Ka pasur një sërë raportimesh që pretendojnë se një shpërthim i dytë ka goditur zonën Jabalia të Gazës, raporton Sky News.
Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi ndau foto në Telegram ku pretendon se punonjësit e urgjencës ishinm duke kërkuar nën rrënoja të mbijetuarit, mbijetuar pranë rrethrrotullimit të Martirëve të Al Falluja.
Kujtojmë se një ditë më parë (31 tetor), kampi i refugjatëve Jabalia u shkatërrua nga një sulm izraelit,
Nga sulmi, më shumë se 50 persona u vranë në sulm dhe 150 të tjerë u plagosën.
Izraeli tha se sulmi i djeshëm kishte në shënjestër dhe vrau një komandant të Hamasit të quajtur Ibrahim Biari, një nga udhëheqësit për të cilin thotë se ishte përgjegjës për organizimin e sulmeve të 7 tetorit.