Një dyqan akulloreje në SHBA mbyllet një ditë pas rihapjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një dyqan me akullore në Massachusetts mbylli dyert e tij një ditë pas rihapjes sepse klientët nuk pranuan të ndiqnin masat distancuese sociale dhe abuzuan me stafin.

“Tani unë hap dyert për një botë krejt të re, me doreza dhe maska dhe ne po vrapojmë si pula, dhe njerëzit janë të interesuar “ku është akullorja ime?” tha pronari Polar Cave Mark Laërence për WFXT-News në Cape Cod.

“Unë nuk jam një qendër traumash, unë shes akullore!”

Klientëve u ishte kërkuar të vendosnin porositë e tyre të paktën një orë përpara, por shumica e refuzuan, tha ai. Disa përdorën gjuhë fyese ndaj një punonjëseje 17-vjeçare duke e detyruar atë të largohej para ndërrimit të turnit.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Massachusetts është afro 5,000. Ka më shumë se 77,000 raste në këtë shtet. (BBC)

Share This Article