Një shpërthim i gazit në një lagje në Baltimore të SHBA-së ka lënë të vdekur të paktën një person, derisa ka lënduar katër të tjerë dhe ka ngujuar një fëmijë.
The Baltimore Sun raporton se shpërthimi ka shkatërruar të paktën tri shtëpi.
Sipas këtyre raportimeve bëhet fjalë për shpërthimin e gazit natyror, derisa ende nuk është konfirmuar shkaku i këtij shpërthimi.
Një grua ka mbetur e vdekur, katër janë hospitalizuar dhe janë në gjendje të rëndë, dhe zjarrfikësit tentonin të shpëtonin personin e gjashtë, ka bërë të ditur Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit në një postim në Twitter.