Një ekip ushtarësh britanikë u dërgua në kufirin në Poloni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania ka dërguar një ekip prej rreth 10 ushtarësh në Poloni për të ndihmuar Varshavën të forcojë kufirin e saj me Bjellorusinë, ku grupe emigrantësh janë bllokuar në përpjekje për të hyrë në BE.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, trupat mbërritën të enjten dhe pritet të kalojnë disa ditë në vend , duke përfshirë vizitën e kufirit me kërkesë të qeverisë polake për të përcaktuar nëse mund të riparojnë ose të forcojnë gardhin.

Ministria e Mbrojtjes tha se misioni ishte i përqendruar vetëm në “mbështetje inxhinierike për të adresuar situatën e vazhdueshme në kufirin e Bjellorusisë”, dhe burimet e brendshme thanë se nuk kishte plan shtesë për trupat britanikë për të monitoruar kufirin.

Burimet e Whitehall thanë se ishte e udhës të konsiderohej të ndihmonte Poloninë duke qenë se “është Bjellorusia ajo që po i shtyn emigrantët drejt kufirit”. Çdo vendim përfundimtar për të ndihmuar do të duhet të nënshkruhet nga sekretari i mbrojtës, Ben Wallace.

Share This Article