“Një Evropë e guximshme”, Osmani: Integrimi evropian, e vetmja rrugë për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Forumin Europian Alpbach 2023, që po mbahet në Alpbach të Austrisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se tema për të cilën është diskutuar është: “Një Evropë e guximshme!”. Presidentja thekon se ndonëse është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.

Postimi i plotë

Një Evropë e guximshme!

Kjo ështe tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, ku kisha nderin të diskutoj në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme.

Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.

Familja euro-atlantike është familja jonë!

Share This Article