Një femër do të gjykojë superkupën Chelsea – Liverpool

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një arbitre femër do të vendosë drejtësinë në ndeshjen që ngre siparin e futbollit evropian këtë sezon, superkupën e Evropës mes Celsit dhe Liverpulit.

Stefani Frapart do të jetë gjyqtarja që do të zbresë në fushë për ndeshjen e shumëpritur mes dy skuadrave angleze që fituan trofetë e UEFA-s sezonin e kaluar, sfidë e cila do të luhet në 14 Gusht në Stamboll.

Arbitrja franceze që drejtoi muajin e kaluar finalen e Kupës së Botës për femra në futboll mes SHBA dhe Holandës, do të drejtojë një ekip cilësor në përballjen që vendos kupën pas pak ditësh. Manuela Nikolosi dhe Mishel O’Nil do të jenë asistente, ndërsa arbitër i katërt do të jetë mashkulli i vetëm, turku Xhunejt Çakërr.

Stefani Frapart e cila është arbitre që prej vitit 2009, ka shkëlqyer më parë në kampionatin francez të futbollit për meshkuj dhe femra para se të bëhej pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s./TCh/

Share This Article