Një fëmijë humb jetën në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të diel, një i mitur ka vdekur pasi kishte rënë në kanalin e “Ibër Lepencit”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50 në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Tutje theksoi se policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. “Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t’u larë”, deklaroi Zahiti.

Share This Article