ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni 42 minutes ago
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim 48 minutes ago
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve 49 minutes ago
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës 51 minutes ago
Shkrimet e dyshimta të PR-it për Veliajn tentuan të manipulojnë shqiptarët, përmes ‘shpëlarjes së informacionit’ 53 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin

albnews by albnews
16 December, 2025
in Albania
0
Një firmë e penalizoi të garonte për Avokate e Popullit, demokratja Jola Hysaj: Jam me fat se mora mbështetje reale, do ta vazhdoj rrugëtimin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për vetëm një firmë, kandidimi i saj për Avokate Populli u ndërpre në mes, por demokratja Jola Hysaj thotë se ndihet me fat pasi 27 firmave përfaqësojnë mbështetjen reale që iu dha për këtë post.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shkruan se edhe pse nuk ia doli qëllimit për t’u bërë Avokate e Popullit, ndihet e vlerësuar dhe se rruga e saj do të vazhdojë “me qetësi dhe vendosmëri, përtej palëve dhe përtej zhurmës, në shërbim të interesit publik”.

RelatedPosts

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

Sipas saj, misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik.

“Ka momente në jetë që nuk maten me numra, por me kuptimin dhe me vlerën e asaj që përfaqëson. Ky është një prej tyre. Në këtë proces u fol shumë për numra. Procedura kërkonte 28, por 27 mbetet numri im. Dhe për mua, 27 është një numër me fat, sepse përfaqëson mbështetjen reale, respektin dhe besimin e njerëzve që e njohin punën time.

Gjatë këtij rrugëtimi u shkrua dhe u komentua për mua, edhe nga gazetarë me përvojë, të cilët zgjodhën të gjykojnë pa marrë mundimin të njohin historinë time, rrugën time dhe punën e ndërtuar ndër vite. Kjo është pjesë e realitetit publik dhe nuk e ndryshon thelbin. Por përtej kësaj, kam përjetuar diçka shumë më të fortë: vlerësim, mbështetje dhe përgjegjësi. Mbështetje nga familja, miqtë, profesionistët, qytetarët dhe simpatizantët e të gjitha bindjeve politike.

Kjo mbështetje më ka bërë edhe më të qartë dhe më të motivuar për të vazhduar. Sepse misionet publike nuk mbyllen në një proces të vetëm dhe nuk përcaktohen nga një moment teknik, por nga karakteri, qëndrueshmëria dhe besimi i ndërtuar në kohë. Jam krenare që isha kandidate për Avokatin e Popullit. Krenare për standardin, për qasjen dhe për mënyrën se si e përballova këtë proces. Rruga ime vazhdon, me qetësi dhe vendosmëri, përtej palëve dhe përtej zhurmës, në shërbim të interesit publik. Faleminderit nga zemra, Jola Hysaj”, shkruan ajo.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

16 December, 2025
ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

ARRSH dhe OSHEE një muaj pa drejtim

16 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

Tenderat e AKSHI-t “djegin” edhe zv. drejtorin e Policisë, SPAK “furtunë” brenda bluve

16 December, 2025
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës

16 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result