Një foshnje dymuajshe në Shqipëri me COVID-19, gjendja e saj është e mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Plot 110 fëmijë janë prekur nga koronavirusi në Shqipëri, prej fillimit të pandemisë. Një e katërta e tyre janë ende raste aktive. Së fundi është raportuar edhe për një foshnje dymuajshe të infektuar me COVID-19.

Gjendja e saj është e mirë, ka njoftuar Gjeorgjina Kuli, shefe e infektivës në pediatri.

“Deri tani janë referuar pak raste të rënda te fëmijët. Asnjëherë nuk mund të flasim me siguri 100 për qind që fëmijët e kalojnë lehtë. Ka edhe fëmijë me sëmundje shoqëruese, sëmundje kronike. Nëse ekspozohen ndaj virusit, mund ta kalojnë më rëndë sëmundjen dhe mund të paraqesin komplikacione”, ka thënë Kuli për “oranews.tv”.

“Po kështu edhe moshat e vogla, ashtu si në rastin e foshnjës që kemi të hospitalizuar që erdhi me temperaturë të lartë dhe prekje të mushkërisë. Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shenja të vështirësisë në frymëmarrje. Uroj të mbetet deri në fund kështu”, ka shtuar pediatrja.

Share This Article